Shkëndija ka konfirmuar se mesfushori i talentuar kosovar, Meriton Korenica, ka kaluar për gjashtë muaj te skuadra e Metalurgut nga Shkupi.

Për shkak të hapësirës jo të mjaftueshme gjatë stinorit vjeshtor, super talenti i njohur për aftësitë e tij teknike dhe lojën e mrekullueshme me top, ka kaluar te skuadra e Metalurgut të Shkupit për gjashtë muaj.
Lajmin e konfirmoi Shkëndija në faqen zyrtare të klubit.

Mbetet të shihet nëse Korenica do të arrijë të bëhet lojtari më i mirë në Maqedoni si titullar te Metalurgu. /Rahovec24/