Me ritme shumë të ngadalshme, mos të themi qesharake, po punohet në atë që konsiderohet faza finale e palestrës, 11 vjet pasi filloi ndërtimi.

Fitorja e Rahovecit ndaj Yllit ka mobilizuar opinionin që po kërkon përfundimin e palestrës.

Faqja zyrtare e klubit ka publikuar një foto nga punimet që po bëhen duke shkruar #HomeSweetHome, ani pse kritika do të duhej të vinin pikërisht nga klubi, ashtu si presioni.

Rahoveci24 ka informata se punimet po zhvillohen me ritme shumë të ngadalta dhe vështirë që këtë sezon ky projekt do të jetë gati për t’u hapur dhe për të përjetuar një luftë për titull.

Shpresa e klubit dhe tifozëve është që në dhjetor të bëhet përurimi, gjë e vështirë që të ndodh.

Rahoveci në basketboll gjendet në pozitën e parë pa asnjë humbje sikur Prishtina, kurse me palestrën shpresohet në riaktivizimin e klubeve të shuara.