Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit Nahit Elshani, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit që të marrin pjesë në mbledhjen e cila do të mbahet me datë 20 korrik 2017, me fillim në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Për ketë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Pyetje dhe përgjigjet në pyetjet e këshilltarëve,
3. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit për vitin 2016,
4. Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit për shpalljen e interesit të përgjithshëm për hapjen e
rrugës së re në fshatin Bellacërkë,
5. Shqyrtimi i Draft Propozimit profesional për rikategorizimin e Monumentit të Natyrës
“Kanioni i Drinit të Bardhë te Ura e Fshejtë”,