Kryesuesi i Komitetit për Politik dhe Financa ,Afrim Dina, ka ftuar të gjithë anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa (KPF), për mbledhjen e nëntë të rregullt e cila do të mbahet me 17 Tetor 2018, (e Mërkurë ) me fillim në ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit.

Për këtë mbledhje, kryesuesi Dina ka propozuar këtë rend dite:

1. Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

2. Shqyrtimi i raportit financiar i realizimit të buxhetit komunal për periudhën janar – shtator 2018

3. Shqyrtimi i Draft – rregullores për Shërbime Publike,

4. Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit që të i jepet pëlqimi për inicimin e procedurës për shpronësimin e pronës së paluajtshme private për ndërtimin – restaurimin e shtëpisë së masakrës në Krushë të Madhe,

5. Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit për shpalljen me interes të përgjithshëm pjesën e parcelës P- 71510031-00290-0, në fshatin Zatriq,

6. Informatë e tretë mbi ecurinë e hartimit të PZHK-së,

7. Të ndryshme.