Nën kryesimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Afrim Dina, në prani të Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi, Kuvendarëve, drejtorëve të Drejtorive Komunale, përfaqësuesit të OSCE-së Adem Kollari, përfaqësueses së SHL-Kosova Sihana Duraku dhe përfaqësueseve të LMT-së sot është mbajtur mbledhja e tetë e Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar këto pika: Vendimi paraprak për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, vendimi për dalje në debat publik të Draft rregullores për shërbime publike dhe vendimit për mbështetje financiare për Festivalin Tradicional “Festa e vjeljes së rrushit – 7 shtatori”.

Pashtu gjatë kësaj mbledhje nga ana e kuvendarëve është shqyrtuar edhe informata e qarkores buxhetor për vitin 2019.

Në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/, mund ti gjeni procesverbalet nga mbledhjet e kaluara.

Në këtë vegëz: https://www.youtube.com/watch?v=EK0Aj3y5fO8, mund ta gjeni incizimin e mbledhjes së mbajtur sot me datë 31.08.2018 të Kuvendit Komunal të Rahovecit.