Në udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latif, dhe në prezencën e drejtorëve të Drejtorive Komunale, anëtarëve të KKSB-së, përfaqësuesve të KFOR-LMT në Rahovec dhe të OSBE-së, sot u mbajte mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në Komunën e Rahovecit për vitin 2018. Situata e sigurisë u vlerësua e qetë dhe stabile.

Për pikën e parë që ishte caktuar të diskutohet që kishte të bënte me Gjendjen e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Rahovecit, diskutimi mbi disa ndodhi të ditëve të fundit, Kryetari i Komunës Smajl Latifi, është shprehur se jam shqetësuar për grabitjet që kanë ndodhur në fshatin Opterushë, dhe ka kërkuar nga të gjithë anëtarët e KKSB-së, me theks të veçantë organet kompetente siç janë Policia e Kosovës, të kapin ata të cilët i kanë bërë grabitjet.

Në lidhje me grabitjet në fshatin Opterushë, ka folur Osman Ismajli, Komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec, duke thënë se jemi marrë dhe jemi duke u marrë ende me grabitjet që kanë ndodh në fshatin Opterushë dhe ju njoftoj se deri me tani, janë intervistuar 20 persona. Kryesit e këtyre grabitjeve janë në mesin e të intervistuarve. Kurse banorëve të fshatit Opterushë, siç tha ai nuk kanë nevojë për shqetësim, pasi që në, me të gjitha njësit që i kemi, jemi duke u marrë më këtë rast. Ndërsa sa i përket sigurisë në nivel të Komunës së Rahovecit, ai tha se situata është e qet dhe stabile.

Kurse, Skender Krasniqi, përfaqësues i Këshillit të fshatit Opterushë, është shprehur i shqetësuar me grabitjet të cilat kanë ndodhur në fshat, duke kërkuar nga organet përgjegjës që sa më shpejt, kryesit e këtyre grabitjeve të zbulohen.