SHPSR Amur shquhet për organizimin e garave në peshkim.

Por, kësaj radhe po mbahet Krapaiada 2018 në vendin e quajtur Lukinë.

Me standarde ndërkombëtare të peshkimit të Krapit po marrin pjesë të gjithë antarët e AMUR që janë të pajisur sipas këtyre standardeve.

Ekipet përbëhen me ekipe nga 2 antarë me 2 shkopinjë peshkues në ujë.

Risia më e bukur e Krapaiadës 2018 është pjesëmarrja e të rinjve të shoqatës, Vigan Mushla, Korab Daka dhe Elvin Kleçka.

Mbetet të shihet kush do të triumfojë në këtë garë atraktive dhe sipas standardeve të larta të organizimit. /Rahoveci24/