Mbahet Konferenca Farmaceutike në Prishtinë, një ndër temat kryesore të konferencës ishte Sigurimet shëndetësore dhe roli i farmacistit në këtë proces.

Temë shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës duke ditur rëndësinë e sigurimeve shëndetësore, e veçanta e kësaj konference është pjesëmarrja e kryetarit te komisionit te licencimit në OFK Astrit Haxhijaha nga qyteti i Rahovecit i cili ishte pjesë e sesionit të V në panelin kryesor ,ku janë diskutuar temat për lehtësimin e procedurave të licencimit të veprimtarive Farmaceutike në AKPPM gjithashtu edhe për format e asgjësimit të produkteve farmaceutike.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe ministri për shëndetësi Uran Ismaili, dhe ligjerues të shumtë nga Kanadaja, Kroacia, Maqedonia, Shqiperia e shumë të tjerë. Përveç konferences u mbajtë edhe një mbrëmje muzikore.Të bashkangjitura i gjeni edhe disa fotografi gjatë konferencës./RahovecPost/