KB Rahoveci ka shënuar fitore të thellë ndaj Sigal Prishtinës duke i dhënë kështu fund krizës së rezultateve dhe natyrisht gëzimit nuk ju përmbajt shefi i shtabit teknik, Marjan Ilievski.

Në një prononcim për Rahoveci24 dhe imazh ekskluziv me shallin e Ultras Vreshtarët, tekniku Ilievski pati një prononcim të shkurtër.

“Dua të uroj lojtarët për paraqitjen, dua të falënderoj qytetin që na qëndroi pas, veçanërisht Ultras Vreshtarët. Faleminderit që më besuat mua dhe ekipin e që sot ishit shtylla e fitores, dhe na mbështetët kur patëm më së shumti nevojë. Sinqerisht ju faleminderit”.

“Kjo ndeshje u fitua vetëm me një mbrojtje shumë të fortë të aplikuar nga ekipi, e shtyrë nga publiku madhështor”.

“Kam një lutje për të gjithë – ta shijojmë sonte këtë fitore, por të vazhdojmë të punojmë nga nesër me këmbë në tokë për ndeshjen e ardhshme. Duhet të qëndrojmë modest dhe të punojmë, kurse kërkoj mbështetje edhe më të madhe nga qyteti në vazhdim të sezonit, sepse gjithmonë ndeshja më e rëndësishme është ndeshja e radhës. Ju faleminderit”, deklaroi Marjan Ilievski.