KB Rahoveci me të vërtet gjendet në krizë të madhe të rezultateve e cila mund të përshkallëzohet nëse nuk vjen triumfi ndaj Prishtinës.

Sidoqoftë, klubi me në krye Marjan Ilievskin po punojnë në këtë drejtim, por kriza so thellohej edhe më shumë nëse Marjan Ilievski do të largohej pas disa humbjeve rresht.

Rahoveci24 mëson se kishte tri klube që kërkuan shërbimet e Marjanit me oferta marramendëse, por strategu nga Shkupi refuzoi ofertat duke i qëndruar pranë klubit dhe qytetit në këtë moment krize duke i ditur pasojat që do të kishte një largim i tij – pasoja shkatërrimtare për klubin. Këto klube kërkuan thellimin e krizës së Rahovecit dhe largimin nga gara për titull prandaj e këtkuan trajnerin tonë.

Marjan Ilievski në Rahovec po përjeton krizën më të madhe të karrierës pasi është trajner kampion. Ai nuk kishte fat me lëndimet, pasi dëmtimet e lojtarëve kyç si Justin Gray dhe Arian Qallaku.

Takticieni maqedonas ishte njeriu i parë që i solli trofe ndërkombëtar sportit kosovar me Prishtinën në vitin 2015 kur fitoi Ligën Ballkanike, sukses që e përsëriti dy herë me Blokotehnan.

Pra, Rahoveci ka fat që e ka pranë jo vetëm një trajner të madh, por edhe një njeri të madh që po mban bashk një qytet të tërë për të dalë nga kriza dhe për të punuar drejt trofeve.