Organizatori i KB Rahovecit, Leonard Mekaj është shprehur optimist para duelit historik për klubin tonë ndaj Sigal Prishtinës, ku do të jetë mundësia e artë për të fituar trofe dhe për t’u hakmarrë ndaj klubit kryeqytetas, për dy finalet e humbura.

Mekaj për Rahoveci24 ka deklaruar se atmosfera në ekip është perfekte para duelit.

“Atmosfera është shumë e mirë si brenda ashtu edhe jashtë klubit”.

“Dihet se në çdo lojë do të jetë për plot me pubilk të zjarrtë e po ashtu presim q të kemi numër sa më të madh të martën për Superkupë”.

“Ne jemi përgatitur maksimalisht që të kemi paraqitje sa më të mirë kundër Prishtinës, dihet se Prishtina ka ekip shumë të mirë dhe lojtar cilësor, por ne do të japim 100% për klubin dhe qytetarët”, u shpreh Mekaj për Rahoveci24.

Ndeshja zhvillohet të martën nga ora 20:00 në palestrën Mizahir Isma. /Rahoveci24/