Përforcimi i ri, Jalen McGaghy është lënduar rëndë ende pa zhvilluar asnjë ndeshje.

Rahoveci ka njoftuar se klubi e ka liruar lojtarin të kthehet në SHBA, ku duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Rahoveci kështu mbetet pa qendër duke u zbehyr gjasat për finale.

Në gjysmëfinale Rahoveci takohet me fituesin e duelit Bashkimi – Ponte nëse arrin ta eliminojë në hapje Don Boskon e Valentin Spaqit.

Nëse Rahoveci nuk arrin finalen, atëherë për medaljen e bronztë zhvillon superderbin ndaj Yllit.