Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar Vendimin për caktimin e shtabit komunal për korrje-shirje për vitin 2018.

Sipas Vendimit kryesues është caktuar Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Berat Duraku, kurse Selami Mashuku zëvendës kryesues, ndërsa Asllan Mazreku, Milazim Elshani dhe Njazi Sokoli janë caktuar anëtarë.

Bazuar në Vendim, shtabi Komunal ka për detyrë që të bëjë përcjelljen e korrje-shirjeve në teren në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit gjatë tërë fushatës deri në përfundimin e saj. Obligimet e shtabit komunal janë që me kohë të njoftojnë Kryetarin e Komunës si dhe personat tjerë kompetent nga sfera e bujqësisë si dhe Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural me raport, kohë pas kohe lidhur me rrjedhën e korrje-shirjeve.