Bordi i FBK-së ka vendosur që Final 8 të mbahet sërish në Rahovec.

Për shkak të organizimit madhështor dhe kushteve botërore, FBK ka vendosur që Rahoveci edhe një herë nga 11 shkurti të presë garën më të madhe të basketbollit.

Gara do organizohet nga KB Rahoveci, dhe merita që kjo po ndodh për herë të dytë radhazi i ka Alban Rama i cili pas një kandidature të fuqishme e serioze arriti ta sigurojë 5 ditëshin ku e gjithë Kosova zbarkon për final 8 në Rahovec.