Nën kryesimin e kryesuesit të kuvendit komunal, Afrim Dina, në prani të Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi, Kuvendarëve, drejtorëve të Drejtorive Komunale, përfaqësuesit të OSCE-së Sead Raba dhe përfaqësueseve të LMT-së , sot është mbajtur mbledhja e nëntë e kuvendit komunal të Rahovecit, ku me 17 vota për, 3 vota kundër dhe me 8 abstenime është aprovuar buxheti si dhe KAB-i për vitin 2019 – 2021.

Buxheti i komunës së Rahovecit për vitin 2019 është 13 milion e 658 mijë e 391euro të shpërndarë në këto kategori ekonomike: Paga dhe mëditje 7 milion e 435 mijë e 669 euro, Mallra dhe shërbime 1 milion e 514 mijë e 331 euro, Shpenzime komunale 255 mijë e 500 euro, Subvencione dhe transfere 250 mijë euro dhe Investime kapitale 4 milion e 203 mijë e 391 euro.

Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar dy vendime të kryetarit: Vendimi i Kryetarit të Komunës, që të jepet pëlqimi për inicimin e procedurës për shpronësimin e pronës së paluajtshme private për hapjen e rrugës publike (fshati Hoçë e Madhe) dhe Vendimi i Kryetarit për marrjen e vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-71510008-00268-1(rruga Ibrahim Rugova në qytetin e Rahovecit)

Poashtu gjatë kësaj mbledhje është dhënë edhe Informatë nga DKA-ja për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019.

Në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/, mund ti gjeni procesverbalet e mbledhjeve të kuvendit komunal të Rahovecit.

Në këtë vegëz:https://www.youtube.com/watch?v=nFc5Jm7oZpQ , mund ti shikoni mbledhjet e kuvendit komunal të Rahovecit.