Shoqata “Kultivuesit e Rrushit” mbajti mbledhjen me vreshtarët e komunës së Rahovecit ku u diskutuan për probleme të ndryshme që karakterizuan vreshtarët gjatë këtij viti.

Komunikata e plotë e shoqatës “Kultivuesit e Rrushit”:

Vonesa ne ekzekutimin e subvencioneve padyshim se e demton rëndë fermerin. Siq e dimë, kete vit qe po e leme pas, ishte vit shume i veshtire per fermeret pasi kishte shume vershime, ngrica te hershme pranverore dhe deme nga bresheri, e nga keto deme eshte reflektuar ne cilesi dhe sasi te prodhimeve bujqesore. Pra ishte nje rruge shume e veshtire per t’u arritur deri te produkti final. Sidoqofte, edhe ne momentin e tejkalimit te ketyre fatkeqesive, fermeret kishin nje tjeter hall te madh, se a do t’i pranonin rrushin e tyre podrumet private edhe pse ata kishin lidhur nje kontrate paraprake. Por, shumica e tyre jane zhgenjyer pas dorezimit, pasi produkti i tyre pa arsye eshte vendosur ne klasen e dyte apo te trete. Tani, derisa kane mbetur vetem edhe disa dite nga vitit 2018, shume fermere nuk jane paguar nga podrumet per rrushin e dorezuar, por edhe me keq, mbi 30% prej tyre nuk i kane mare ende subvencionet e vitit 2018. Shumica prej tyre, te hyrat e vetme i kane nga bujqesia.

23.12.2018 – Mbledhja e rregullt e organizuar nga Shoqata “Kultivuesit e Rrushit” me vreshtaret e Komunes se Rahovecit