Kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu, ka mbajtur takim me gratë e LDK-së.

Kandidati i kësaj partie e ka parë të arsyeshme që orët e fundit të fushatës t’ua kushtojë grave.

Ai në takimin e mbajtur me gratë e qytetit dhe të LDK-së theksoi se ato janë të rëndësishme për proceset e të ardhmes.

Kryeziu konsiderohet një nga favoritët për të hyrë në balotazh, në një garë tejet të balancuar mes katër kandidatëve.