Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi bashkë me Drejtorin e BPZHR-së Berat Duraku kanë shfrytëzuar festën e 1 Majit për vizitë fermerit i cili ka përfituar 5 ari sere te tipit blok nga Komuna e Rahovecit. Selami Haxhimusta nuk është një fermerë i zakonshëm në komunën tonë, ai është kultivues shumë i dalluar i shumë lloje të perimeve ku shumicën e tyre cili i kultivon në ambiente të mbrojtura (tunele).

Në serat e tij disa produkte veqëse janë dalur më herët në tregë, si që është sallata e Gjelbërt, Spinaqi dhe Lakra. Pasi që këto kultura veqëse kanë përfunduar prodhimin, në ambiente të mbrojtura të tij ai tani ka mbjellur fidanet e domatës të cilat ishin në gjendje mjaftë të mirë. Totali i sipërfaqes së përgjithshme të serave ishte 0.15 Ha, ku kishte të kultivuar: Domaten, Lakrën, Specin dhe Dredhzën.

Fermeri Selami Haxhimustafa ka falendëruar tej mase Kryetarin Smajl Latifi i cili nuk kursen pothuajëse asgjë kur është fjala për të investuar në sektorin e Bujqësisë. Ai tregon se nga përfitimi i serres prej 500 m2 nga Komuna e Rahovecit për të ishte një ndihmesë mjaftë e mirë, në më mënyre që ai të arrijë të kultivojë dhe prodhojë rendiment të lartë.

Ndërsa Kryetari Smajl Latifi ka theksuar se investimi në sektorin e bujqësisë do të vazhdojë të jetë prioritet edhe në të ardhmën, pasi që fermerët tanë meritojnë më shumë përkrahje dhe investim, në mënyrë që të arrihet një Bujqësi Intenzive dhe të kontribojmë në zevendesimin e importit me produktet tona.