Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, kanë vizituar punimet të cilat janë duke u realizuar në ndërtimin e ndriçimit publik në fshatin Xërxe.

Kryetari Latifi, u shpreh se kemi vendosur me prioritet të lartë këtë vendbanim ku tashmë po zbatojmë në praktikë edhe një premtim të dhënë për Xërxën sipas të cilit do të ketë ndriçim publik brenda mandatit tim. Po e kryejmë këtë punë në vitin e parë të qeverisjes.

“Filluam me Xërxën e do të vazhdojmë ndriçimin publik, sipas prioriteteve, në Rahovec si dhe në vendbanime të tjera të komunës”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.