Sot, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe stafi i tij qeverisës, kanë vizituar fermerin Selami Haxhimustafa nga Rahoveci, i cili merret me prodhimin e dredhëzave.

Duke folur per punën e tij fermeri Haxhimustafa ka thënë: Ishte dëshira ime qe vjeljen e parë, para se te dalin ne treg dredhëzat, te ju kem mysafir ne shtëpinë time, juve dhe stafin tuaj. Ai ka thënë se besoj se ky vite, do të jetë vit i mbarë për të gjithë ata që merren me bujqësi.

Ndërsa, Kryetari Latifi fillimisht e ka uruar për punën dhe angazhimin e tij në zhvillimin e bujqësisë. Gjithashtu Kryetari e ka premtuar fermerin Haxhimustafa se në të ardhmen, do të ketë përkrahje nga institucionet e qeverisë lokale duke thënë se fermer si ju, e bëjnë krenar gjithë Komunën e Rahovecit.