Gjatë ditës së martë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim, Norbert Pijls Menaxher i Projektit DEMOS dhe Teuta Jaha, Zyrtare e projektit.

Në takim u bisedua për projektet të cilat do të realizohen në kuadër të fazës së dytë të DEMOS-it, duke u bazuar në cilësinë e performancës komunale.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i ka falënderuar zyrtarët e projektit DEMOS dhe ju ka ofruar bashkëpunim të plotë duke shpresuar që performanca komunale për vitin 2017 të dalë mirë dhe sigurisht që sa me e lartë performanca, grandet do të jenë më të mëdha.

Kurse, Norbert Pijls, Menaxhe i Projektit DEMOS, projekt ky që financohet nga Qeveria Zvicerane dhe zbatohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation-Kosovë e kanë njoftuar Kryetarin Latifi për projektin, dhe obligimet që ka komuna, për të qenë përfituese e granteve në këtë projekt që lidhen me performancën e komunës dhe indikatorët të cilat përdorën.