Në kuadër të ciklit të dëgjimeve publike me qytetarë, gjatë ditës së Martë, Kryetari i Komunës Smajl Latifi, në objektin e shkollës së mesme “Xhelal Hajda”, është takuar me banor të lagjes “Xhelal Hajda”, në qytetin e Rahovecit.

Banorët e kësaj lagjeje, para Kryetarit dhe drejtorëve të drejtorive komunale i kanë shprehur të gjitha problemet që i kanë si lagje dhe si komunitet. Ata parashtruan pyetje dhe kërkesa të ndryshme.

Organizimi i dëgjimeve publik është edhe përmbushja e një zotimi publik të dhënë nga Kryetari Latifi, se do të mban dëgjime publike në secilin vendbanim si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra dhe kjo tani veç po ndodh.

Debatet e radhës me qytetar mbahen sot me datë 06.06. 2018, me banor të fshatit Xërxe në objektin e shkolla fillore ″Hamëz Thaçi″, në orën 17:30. Në fshatin Fortesë, në objektin e shkolla fillore “Liria”, në orën 18:15. Në fshatin Sopniq në objektin e shkolla fillore, në orën 19:00. Në fshatin Potoqan i Ulët, në objektin e shkolla fillore “Dëshmorët e Lirisë”, në orën 19:30.