Ne të gjithë e konsumojmë kafe, disa më pak e disa më shumë. Madje shumë prej nesh nuk mund ta nisin ditën pa konsumuar fillimisht filxhanin e kafes. Por, kafeja e pastër italiane që ende nuk është prezente në Rahovec, ka dobi të veçanta shëndetësore sipas shkenctarëve. 

Por lind pyetja nëse e dini se përdorimi i saj sjell edhe 6 benefite për shëndetin tuaj.

Rrit nivelin e energjisë- Një kafe në mëngjes mund t’ju mbaj zgjuar dhe energjetik për pjesën tjetër të ditës. Kafeina hyn në sistemin e gjakut tuaj dhe transmetohet deri tek truri ku më pas lirohet Dopamina.

Kafja gjithashtu mund t’ju ndihmojë të keni një kujtesë më të fort. Djeg yndyrat- Hulumtime të ndryshme kanë konstatuar se kafeina rrit metabolizmin tuaj duke djegur yndyrnat në trup.

Por ata që pinë kafe për një kohë të gjatë nuk do të përfitojnë nga kjo pasi trupi juaj e njeh kafeinën si një aparat për djegie dhe nuk e lejon atë.

Përmban vitamina të ndryshme- Kafja përmab disa lloj vitaminash të cilat janë të nevojshme për trupin tonë. Disa nga vitaminat të cilat i përmban kafeina janë, Vitamin B2, Vitamin B5, Vitamin B3 etj.

Lufton depresionin- Një hulumtim i bërë në Harvard ka zbuluar se nëse pini çdo ditë nga 4 kafe, niveli i depresionit do të zvogëlohet për 20% tek femrat. 4 kafe në ditë gjithashtu e ulë edhe rrezikun e vetëvrasjeve për 53% sepse thuhet se ato janë të mjaftueshme për të rritur produktivitetin dhe të ju bënë më të lumtur.