Policia ka konfirmuar se ka shkuar në tre numri i të vdekurve nga aksidenti që ka ndodhur në fshatin Brnjak të Rahovecit.

Sipas policisë, si pasojë e këtij aksidenti edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërkaq ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

“Informacioni i fundit nga vendi i ngjarjes është se edhe personi i tretë ka vdekur, viktimat janë dy meshkuj dhe një femër”, ka thënë Lirie Podrimaj, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.