KB Rahoveci do ta zhvillojë të dielën duelin derbi ndaj Dritës së Gjilanit me fillim nga ora 19:00. Sfida zhvillohet në udhëtim për djemt tanë.

FBK ka konfirmuar orarin e ndeshjes derbi të shumëpritur për të gjithë, ku Rahoveci pa asnjë humbje në Ligën e Parë do të përballet me KB Dritën e Gjilanit.

Kështu, sfida do të zhvillohet nga ora 19:00 dhe ka marrë epitetin e sfidës kryesore në Ligën e Parë.

Ky është një test i madh për KB Rahovecin para play offit, pasi nuk ka ende asnjë humbje dhe KB Drita doli me ofendime dhe përulje për qytetin e Rahovecit vetëm pak kohë më parë për këtë ndeshjes, shkruan Rahoveci24.

Trajneri ka të gjithë lojtarët e gatshëm përpos Besnik Sharkut i cili është ende në dyshim.

Lojtari që dëmtoi nyjen e tij, është në dyshim për këtë sfidë pasi nuk është rikuperuar 100%. Vendimi i fundit i mbetet trajnerit Valentin Spaqi. /Rahoveci24/