Komuna e Rahovecit rrit buxhetin për organizimin e festivalit të Hardh Festit për edicionin 2019!

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të publikuar nga Kryetari Z. Smajl Latifi në lidhje me nënshkrimin e marëveshjes së mbështetjes për organizmin e Hardh Festit, në mes të Kryetarit të Komunës dhe Drejtorit Agron Sokoli.

“Kontributi i Komunës së Rahovecit, për festën e vjeljes së rrushit, e njohur si Hardh Fest, vazhdon të rritet!

Sot, në ambientet e Komunës, prita në takim Kryetarin e Bordit të Organizatës Hardh Fest, z. Agron Sokoli, ku së bashku kemi nënshkruar marrëveshjen për subvencionimin e festivalit Hardh Fest për edicionin 2019.

Komuna e Rahovecit dhe unë si kryetar, duke parë suksesin dhe profesionalizimin në organizimin dhe mbarëvajtjen nga edicionet e kaluara, kemi rritur buxhetin për këtë festival në vlerën prej 15.000Euro. Festivali ka arritur që për në kohë të shkurtër të ndërkombëtarizohet, duke sjellur turistë të shumtë nga shtetet e rajonit, Evropës por edhe nga shtetet e tjera të botës!

Mbështetja ime dhe e institucioneve lokale, do të rritet në vitet e ardhshme pasi që Festivali tani më është një nga organizimet më të mëdha në Kosovë, me rëndësi të veçantë në promovimin e produkteve bujqësore, vlerave të trashëgimisë kulturore dhe turizmit që ka vendi ynë.”