KF Rahoveci do të zhvillojë ndeshjen vijuese të kësaj jave në udhëtim.

Skuadra jonë e zemrës në futboll do të përballet me Ramiz Sadikun në sfidën që zhvillohet në udhëtim në Prishtinë.

Ky takim është shumë i rëndësishëm pasi një pikë këtu mund të jetë e artë për mbijetesë.

Lajmi më i madh vazhdon të mbetet rikthimi i Krendalit, i cili do ta bëjë paraqitjen e parë për klubin pas më shumë se një viti.

KF Rahoveci është në pjesën e fundit të tabelës.

Ndeshja luhet në ora 13:00. /Rahoveci24/