Janë përcaktuar terminet për xhiron e ardhshme të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Përveç ndeshjes Trepça–Vushtrria, që do të luhet më 28 mars, për shkak që stadiumi “Adem Jashari” do të jetë në dispozicion të Kosovës U21 për ndeshjet kundër Azerbejxhanit dhe Gjermanisë, ndeshjet tjera do të luhen më 24 dhe 25 mars.

Rahoveci barazoi me KEK-un fundjavën e kaluar pas një performance skandaloze të gjyqtarëve.

E shtunë, 24 mars (14:00):
Fushë Kosova – Dukagjini
Ramiz Sadiku – Ferizaj
KEK-u – Onix

E diel, 25 mars (14:00)
Vitia – 2 Korriku
Kika – Rahoveci
Bashkimi – Ballkani
Hajvalia – Kosova (P)