Komunikata e Këshillit të qytetarëve:

Te nderuar qytetarë të Komunes se Rahovecit

Këshilli i qytetarëve per Autostraden e Dukagjinit ka vendosur të shkruaj një nje reagim ne lidhje me ndodhit ose levizjet e fundit ne lidhje me Autostradën e Dukagjinit.

Së fundmi jemi informuar se Kryetari i Komunës së Rahovecit zt. Smajl Latifi dhe Ministri i Infrastruktures zt. Pal Lekaj kanë nënshkruar një memorandum për ndërtimin e një rruge – autostrade me katër korsi në relacionin Rahovec – Xërxe.

· Ky projekt do të krijon probleme të reja me qytetarët dhe se ky project nuk mund te realizohet as teknikisht dhe as praktikisht.
· Që ky projet te jet i realizuar duhet shkatëruar nje numër të konsideruar të objekteve të banimit në Fshatin Fortesë, si dhe dëmtiohet një hapsirë të konsiderueshme e tokave bujqësore.
· Kjo iniciativë na jep të kuptojmë se në lidhje me investimet e infrastrukturore nuk behen fare analiza të nevojshme në lidhje me arsyeshmërinë dhe funksionalitetin e ketyre investimeve.
· Na jep te kuptojme se as për Autostradën e Dukagjinit nuk janë berë analiza të nevojshme.
· Qasja në tokat buqësore do të kufizohet për bujqit e kësaj zone.
· Nga ky memorandum lindin edhe pyetje tjera si që është pyetja – A duhet të ndërtohet një Autostradë për tu kyqyur në Autostradë ?
· Nga ky memorandum kuptojmë se udhëheqësia e Komunës së Rahovecit është direkt e kyqur në interesat e mbrendshem që Autostrada e Dukagjinit të kaloj buzë lumit Drini Bardhë dhe në ardhmen Rahovecit do ti shkaktoj dëme të paparashikueshme ekonomike.
· Ketë opcion e bejnë vetëm e vetëm të qetësohen reagimet e qytetarëve – Kjo, nuk do kaloj!
· Duke filluar nga fakti që ky aks rrugor eshte nje rruge lidhese per bujqit qe lidhe tokat e tyre, dhe eshte i frekuentuar me shum per mjetet e ngadalshme sesa ato te shpejta, mbetet te kupetohet qe edhe kjo rruge eshte planifikuar ti permbush interesat e disa personavre qe preken me ket zgjerim te rruges. Pra perseri njeher vin interesat e mbrendshme pastaj te Komunes tone.

Të gjitha këto bëhen që Rahoveci të anëshkalohet dhe mos ta ket qasjen direkte në Autostradën e Dukagjinit, ti bllokohet qasja ne Drin i Bardhe dhe që ne një periudhe dhjetë vjeqare Rahoveci shëndrohet në një zonë bujqesore e mbrapambetur dhe e lenë mbas dore. Nga mjetet informative kemi kuptuar se Autostrada behet per zhvillim ekonomik, as ne nuk kerkojmë asgjë me tepër nga ky projekt.

•Bem thirrje qytetareve dhe te gjithe organizatave,te dalin krah interesave te qytetit, dhe mos te lejojn te shkatrrojn ket vend, mos te humbin shpresen per te jetuar ne ket vend, mos te rin krah interesave partiake. •Ftojm subjektet politik, bizneset dhe studentet te na bashkohen ne marshin e ardhshem per te bllokuar rruget e Rahovecit per keqbersit e kesaj komune ashtu sikur i kemi bllokuar kunder Ruseve.
· Ftojmë të gjitha strukturat Komunale te Rahovecit që të hapin sytë përballë përgjegjësive që ja kan dhenë qytetarët e Komunës.
· Të mos lejohet që nje vend me pozitë jo të volitshme gjeografike të izolohet me trafik rrugor dhe mos përfshihet në ketë rrjet të komunikacionit.
· Të mos e lejoni që Qytetari të vet organizohet dhe radikalizohet me kërkesat e veta.

Të mos e haroni përgjegjsinë që e keni ndaj këtij vendi!

Rahovec më 07 Maj 2019

Nga: Këshilli për Autostradën – Rahovec