Reagimi i plotë i Këshillit të banorëve të pakënaqur të Rahovecit:

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i përballur kohën e fudnit përballë presionit të lartë të banorëve të Komunës së Rahovecit rreth çështjes së Autostradës së Dukagjinit dhe tradhtisë së tij ndaj banorëve të cilët ja dhanë mundësinë e udhëheqjes së Komunës së Rahovecit edhe për një mandat, mori disa veprime sa për t’ua hedhur pluhur syve banorëve të komunës së Rahovecit.

Z. Smajl Latifi i përballur para kërkesave të banorëve të Rahovecit të cilat janë duke kërkuar që autostrada e Dukagjinit ëpr pjesën e Rahovecit të ndërtohet sipas Variantit 1, këtë javë ju drejtau jaranit të tij, ministrit Pal Lekaj i cili është pjesë e planit që Komuna e Rahvoecit të mbetet pa kyçje në autostradë, ku Rahoveci do të isthe i vetmi qytet në rrafshin e Dukagjinit pa kyqje në autostradë.

Në takimin të cilin e mbajtën z. Smajl Latifi dhe z. Pal Lekaj me qëllim që banorëve të Rahovecit të ju largohet vëmendja nga padrejtësia shekullore e cila është duke ju bërë rreth çështjes së autostradës dhe mos kyçës së këtij qyteti në autostradën e Dukagjinit, banorëve të Rahovecit u janë premtuar dias prjekte për rregullimin e rrugëve lokale gjegjësisht rrugëve fushore që kinse këto janë projekte madhroe ku vlera të cilën do të përfitojë Komuna e Rahoevcit për vitin 2019 është 220 mijë euro, kurse në dy vitet e ardhshme viti 2020 dhe 2021 janë paraparë të ndahen edhe 1 milionë e 280 mijë euro për përmbylljen e këtyre projekteve.

Mirëpo në të njëjtën ditë komuan e Therandës e cila tashmë posedon kyçje në autostradën Ibrahim Rugova, mori fondet nga ministria e Infrastrukturës për projektet komunale për vitin 2019 në vlerë mbi 1 milion euro.

Në takimin ndërmjet Smajl Latifit dhe Pal Lekajt është munduar që banorëve të Komunë së Rahovecit të heshten me investimin e paralajëmruar për zgjerimin e rrugës me 4 korsi nga Rahoveci deri në Xërxë.

Ne dëshirojmë t’ia kujtojmë kryetarit z. Smajl Latifit dhe Pal Lekajt se dëmi që ësht duke ju bërë Komunës së Rahovecit me mos qasjen në Autostadën e Dukagjinit nuk mund të kompenzohet as me këto rrugë me nga 4 korsi sepse humbjet e Komunës së Rahoevcit me mos qasje në autostradë janë jashtëzakonisht më të mëdha në dallim me përfitimet eventuale të cilat do t’i sjellin këto rrugë me 4 korsi në një gjatësi prej 12 km.

DËshirojmë t’ia rikujtojmë SMajl Latifit se çdo qytet i madhësisë dhe rëndësisë ekonomike siç është Komuna e Rahovecit tashmë ose ka të përfunduar hyrjen në qytet me 4 korsi pothuajse të gjitha këto qyteta kënë kyçjet në uatostradat të cilat janë ndërtuar ose që janë duke u ndërtaur moemntalisht në Republikën e Kosovës.

Smajl Latifi dhe Pal Lekaj dëshirojmë të ju njoftojmë se me këto rpojekte nuk mund të shpërlani trurin e banorëve të Komunës së Rahovecit, që kinse janë duke bërë investime të jashtëzakonshme.

Smajl Latifi dëshirojmë të iu rikujtojmë se ndërtimi i autostradës sipas variantit 1 është i vetmi investim i cili do të plotësonte kërkesat dhe nevojat e banorëve të Komunës së Rahovecit si dhe bizneseve të komunës tonë.

Smajl Latifi autostradat ndërtohen vetëm njëherë në 100 vite prandaj Smajl Latifi së bashku me klanin tuaj jeni duke ua mohuar banorëve të komunës së Rahovecit këtë nevojë të cilën e gëzojnë edhe komunat shumë të vogla dhe me më pak ndikim ekonomik në Kosovë.

Smajl Latifi nuk e dimë sa t’iu besojmë edhe në premtimet tjera që keni bërë për rregullimin e rrugëve lokale dhe fushore në Komunën e Rahovecit sepse sipas studimit të institutit GAP, komuna e Rahovecit nuk gjendet as në 10 vendet e para për reazlimin e projekteve të cilt tashmë i keni premtuar.

Smajl Latifi shpresojmë se do t’i përgjigjeni kërkesave të banorëve të Rahovecit rreth çështjes së autostradës sepse ju jeni përfaqësues dhe kryetar i të gjithë banorëve të Rahovecit dhe jo kryetar e gardian i interesave të caktuara klanore.