Këshilli i banorëve kundërshtues të autostradës së Dukagjinit, ka konfirmuar se të hënën është mbajtur një takim me kryetarin e komunës, Smajl Latifin.

Në komunikatën e këshillit të banorëve të pakënaqur, konfirmohet takimi i zhvilluar me kryetarin Smajl Latifi ku sipas tyre ai është kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve që autostrada të realizohet sipas variantit 1.

Komunikata e plotë e këshillit të banorëve të pakënaqur të Rahovecit:

Këshilli I banoreve të komunes se Rahovecit te cilet kundershtojn draft variantin e Autostrades së propozuar për pjesën e Komunes se Rahovecit perskaj lumit DRIN nga Ministri z.Pal Lekaj dhe Kryetarit i Rahovecit z.Smajl Latifi.
Me datën 04.03.2019 eshte mbajtur takim me kryetarin e komunës z Latifi dhe me stafin e tij per ti spjeguar problemet qe do te ballafaqohen qytetarët dhe shumica fshatrat perreth komunes Rahovecit për draft variantin e propzuar.
Këshilli i cili është duke kundërshtuar Variantin 6 apo sic ndryshe quhet Varianti me I keq I mundshem per Komunen e Rahovecit, e ftoi Kryetarin e Komunës z.Smajl Latifi ti bashkangjitet kësaj iniciative të banoreve të komunes se Rahovecit dhe te ishte përfaqësues i shumicës së banorëve.
Me këtë takim u konkluduam se kryetari z.Smajl Latifi nuk dëshiron të jetë përfaqësues i banorve të Komunës së Rahovecit por dëshiron ti mbron intresat e një klani të caktuar.
Përfaqësuesit e Kompanis Projektuese gjate takimit, ne prani te krytarit kan cekur se, nuk ka kryer ndonjë studim fizibiliteti për asnje variantë dhe se pohimet që kinse jane bërë analiza fizibiliteti ishin veq trillime dhe manipulim me banorët e Komunës së Rahovecit. Po ashtu se nuk kishin kryer analiza Gjeologjike, analiza Gjeodezike, analiza rreth dëmtimit të tokave bujqësore,analize rreth kostos së shpronsimit, nuk kishtë as një analizë në rafshin ekonomik reth humbjeve ose përfitimeve eventuale që kishte me pasë Komuna e Rahovecit, madje nga vetë përfaqësuesit e kompanis projektuse është cek se Variantin 6 jane disa persona të cilët e kanë shtyrë përpara pa ndonjë analizë dhe studim të mirfilltë.
Nga ky takim eshte argumentuar nga vet kompania projektuse se propozimi per varinatin 6 që kinse është variant më ekonomik dhe me i mirë për Komunën e Rahovecit nuk qëndron dhe se ky variant është propozim vetëm i një klani të caktuar, i cili nuk e ka problem dëmtimin dhe betonizimin e Drinit të Bardhë.
• Pra krytari nuk e ka problem faktin së banorve të Komunës së Rahovecit kyqjen me te afert do ta ken 15 km, dhe per shumicen fshatrrat perreth mbi 25km dhe do ti ndalohet qasja ne Drinin e Bardhë.
• Nuk e ka problem se me këtë Variantë dëmtohen Tokat Bujqësore dhe bëhen shkeljet ligjore, dhe poashtu duke shkelur ligjin per mbrojten e Drinit te Bardhe.
• Nuk e ka problem së janë duke i dëmtuar Kaninoet tek Drini i Bardhë, me qëllim që në këtë rastë ata të jenë përfitues.
Gjate studimit të trasës kemi konkluduar se të gjitha qytete duke filluar nga Istogu e deri tek Gjakova kanë kyqjet në Autostradë në një distancë nga qendrat e qyteteve prej 1.5 km deri në 2.5 km, kurse qytetit të Rahovecit dhe disa fshtaravë të Rahovecit i mohohet ky privilegj të cilin e kanë komunat tjera, sepse veq qyteti i Rahovecit ka një distancë nga kyqja prej 14 km kurse disa nga fshatrat e Rahovecit kanë distanë prej kyqjes edhe prej 25 km.
Ne si këshillë kemi vendosur te marim hapa tjerë në parandalimin e kësaj padrejtësie e cila është duke ju bërë Komunës së Rahovecit. Si masë për parandalimin e kësaj padrejtësie historike e cila është duke ju bërë Komunës sone në ditë në vijim do të kërkohen takime me institucionet shtetrore, një ashtu do të fillohet me organizim të peticionit dhe organizim të protestave masive duke bllokuar rruget kyqe.