Komisioni i garave të FBK-së ka bërë regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së tretë dhe ka shqiptuar dënimet për këtë xhiro.

E më së shumti e ka pësuar KB Golden Eagle Ylli që është dënuar 2075 euro në total, transmeton Periskopi.

Këto dënime kanë ardhur si pasojë e mosorganizimi të duhur nga ana e drejtuesve të ekipit nga Suhareka, lejimi i personave të paautorizuar në fushë si dhe goditja me shishe nga tifozët drejtuar lojtarit Arian Qallaku.

FBK dënoi Yllin edhe për disa momente tjera, që kapin shumën e 2075 eurove në total.

Ylli u mposhtë nga Rahoveci me rezultat 83-89, në derbin e xhiros së tretë në palestrën ”13 Qershori”.