KB Rahoveci vazhdon aventurën e vet drejt Superligës me duelin e radhës basketbollistik ndaj KB Kalajës. Përballja zhvillohet nga ora 15:30 në Therandë, në mungesë të palestrës tonë.

Djemt e klubit basketbollistik presin përkrahjen maksimale nga tifozët “Vreshtarët” në këtë takim, pas triumfit të madh ndaj NEW BORNIT në Prishtinë, shkruan Rahoveci24.

Të gjithë lojtarët janë deklaruar të gatshëm për këtë duel.

Mbetet të shihet nëse do të ketë nevojë edhe të dielën për një rikthim, por duke llogaritur në punën e madhe të trajnerit Valentin Spaqit dhe përgatitjeve maksimale, ashtu si përkrahjes së tifozëve, atëherë pritet të jetë fitorja e radhës për KB Rahovecin.

KB Rahoveci nuk ka asnjë humbje këtë sezon në Ligën e Parë, duke vazhduar rekordin pozitiv të pamposhtshmërisë drejt rrugëtimit frikësues për gjithë Kosovën në Superligë. /Rahoveci24/