KB Rahoveci ka konfirmuar ambicien për gara ndërkombëtare, duke aplikuar për pjesëmarrje në Ligë e Kampionëve dhe FIBA Europe Cup.

Postimi i plotë nga klubi:

RAHOVECI VENDOS PËR PESËMARRJE NË GARAT EVROPIANE

Puna për edicionin e ri te KB Rahoveci ka filluar një ditë pas përfundimit të kampionatit të kaluar. Bordi në një mbledhje të gjatë të mbajtur të shtunën, ka analizuar edicionin e kaluar dhe sukseset historike, derisa është përqendruar në të ardhmen. Pos skuadrës ku po punohet në drejtim të arritjes së kontratave me shumë lojtarë vendor edhe ndërkombëtarë, fokusi mbetet të përfaqësimi në nivelin më të lartë të KB Rahoveci, konkretisht në garat Evropiane.
Stabiliteti i brendshëm, përfundimi i palestrës gatishmëria për të vazhduar investimet në klub, kanë bërë që bordi të vendos edhe për një hap më madhor atë të kërkimit për garat me të forta në Evropë siç është Champions League dhe FIBA Europa Cup. Skuadra jonë dhe qyteti ka treguar mjaftueshëm se janë mikpritës e të gatshëm të presin edhe skuadrat më të madha Evropiane.
Në bazë të rregullave të Champions League e drejta për të marr pjesë në kualifikime i takon kampionit në këtë rast Prishtinës, por Rahoveci do të kërkoi dhe aplikoi që përmes ftesës të jetë po ashtu në atë raund garash. Në rast të refuzimit të kërkesës tonë në Champions League, atëherë si finalist të edicionit të kaluar automatikisht kemi të drejtë të jemi pjesë e garave kualifikuese për FIBA EUROPA CUP e cila para fazës së grupeve ka dy raunde kualifikimesh.
Në secilin variant opsion mbetet edhe pjesëmarrja në Balkan League, por e tëra do të varet nga ecuria dhe vendimet që duhet të merren në FIBA për skuadrën tonë. Duam të sigurojmë gjithë basketbolldashësit se bordi është i vendosur për ta bërë Rahovecin skuadër evropiane dhe për këtë po punohet fuqishëm. Për gjitha detajet dhe vendimet që do të merren se ne cilat gara do të marrim pjesë, do të ju informojmë gjatë ditëve të ardhshme.

BORDI I KB RAHOVECI
03.06.2019