KB Rahoveci ka ftuar për sezonin e ri të Superligës plot nëntë lojtarë të Rahovecit.

Klubi pas konfirmimit të trajnerit Mark Rodiqi, ka konfirmuar edhe lojtarët të cilët do të jenë të pranishëm në sezonin e ri.

Sipas një komunikate nga klubi, me kërkesë të trajnerit Rodiqi, janë ftuar gjashtë juniorë, emrat e të dilëve janë: Indrit Krasniqi, Ahemt Jupa, Allmedin Spahiu, Bardh Rexha, Altin Selmancena dhe Visar Ejupi.

Pos talenteve të klubit do të jenë edhe ata që kontribuan në suksesin e madh të Superligës, si Berat Mullabazi, Halim Nurshaba dhe Yll Gashi.

Pos këtyre lojtarëve, KB Rahoveci pritet të konfirmojë edhe të tjerë lojtarë me përvojë të madhe në Superligë, si dhe lojtarë që kanë qenë më herët pjesë e klubit, emrat e të cilëve i di Rahoveci24, por që kanë mbetur peng i zyrtarizimit.

KB Rahoveci u konsolidua pas vështirësive të mëdha financiare me shumë individë e biznese që janë mbledhur për të shpëtuar klubin nga shuarja duke treguar edhe një herë shembull se kur rahovecianët duan të bashkohen, bëjnë më të mirën e mundshme. /Rahoveci24/