Si kurrë më parë kapiteni Bardhi Rexha i bëri thirrje publikut të Rahovecit të mos e konsiderojë më derbi përballjen ndaj Yllit.

Ai tha se derbi tash Rahoveci ka veç me Pejën e Prishtinën dhe falënderoi publikun suharekas sidomos Xhebrailat për mbushjen e palestrës të dielën duke vlerësuar se kështu pritet nënkampioni.

Sipas Bardhit ndeshjet me Rahovecin në Suharekë janë si festat tjera shtetërore dhe fetare për këtë ka falënderuar suharekasit.

Realisht kapiteni jonë ka të drejtë, më poshtë sjellim statistikat që tregojnë se Rahoveci ka dominuar totalisht Yllin në vitet e fundit:

7 fitore dhe 2 humbje është bilanci fenomenal i skuadrës sonë në palestrën “13 Qershori” që nga inkuadrimi historik në Superligë 😍

Gjithashtu, kryesojmë edhe në statistikat e përgjithshme, me gjithsej 11 fitore, kundrejt 6 të Yllit ✅

Fitoren më të thellë si mysafir e kemi shënuar në Prill të vitit 2017, ku fituam me 20 pikë diferencë, 83-103 👊

Njëherit kjo është fitorja më diferencën më të madhe e realizuar ndonjëherë nga këto dy skuadra përballë njëra-tjetrës në Suharekë 🏟

Ndërkaq, fitoren më të thellë në këto 17 ndeshje e kemi arritur ne, saktësisht me 18 Mars 2018, ku në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë dhuronim spektakël në parket, 97-73 ✍️