Në vitin 2016 ai ishte udhëheqës i ekipit që çoi Rahovecin në Superligën e Kosovës me paraqitje të tija historike.

Besnik Sharku në ADN-në e tij i ka gjenet e kampionit dhe këtë e tregoi edhe me paraqitjet me skuadrën Kristiansand Pirates me të cilën luan prej se u zhvendos për të jetuar në Norvegji.

Ai ka udhëhequr ekipin e tij me paraqitje monstruoze duke e çuar klubin e tij në Superligën e Norvegjisë.

Besnik Sharku është kapiten historik i KB Rahovecit duke luajtur në 2 edicionet e para në Superligë, por valët e jetës bënë që ai të mos e shijojë të qenurit kapiten në palestrën “Mizahir Isma”. /Rahoveci24/