Asambleisti nga radhët e PDK-së, Kadri Dellova, si përfaqësues i Krushës dhe kryetar i degës së PDK-së në Krushë të Madhe, ashpër ka kritikuar kryetarin e partisë dhe kryetarin e koalicionit PAN, Kadri Veseli pas emërimit të kriminelit Nenad Rikalo në postin e ministrit të bujqësisë.

Dellova ka pyetur Veselin me një letër të hapur se si është e mundur që ministria e bujqësisë të drejtohet nga një serb.

Ai ka kritikuar edhe ndarjen e pushtetit nga PAN-i, ku Rahoveci si komuna e tretë më e mirë e PAN-it nuk ka asnjë ministër.

Postimi i plotë i Kadri Dellovës: