Të shtunën në ora 16:00 zhvillohet dueli më i madh i këtij sezoni në basketboll, mes KB Rahovecit dhe rivalit të përbetuar, KB Yllit.

Klubi jonë do të ketë përballë ekipin suharekas për herë të dytë këtë sezon, pas fitores së realizuar në Suharekë për një pikë epërsi.

Një fitore e Rahovecit do të ishte e gjashta këtë edicion dhe me një këmbë Rahoveci do të gjendej në playoff dhe në luftë për titull.

Megjithatë, fitorja do të jetë e vështirë. Djemt e Rodicit po vuajnë në përqindjen e gjuajtjeve, teksa ndeshje pas ndeshje u falet individëve.

Pritet që në këtë takim të shkëlqejë Muhamed Hasani, reprezentuesi i Kosovës, i cili pritet të kompensojë dy gjuajtjet e humbura sezonin e kaluar ndaj Yllit me një performancë të madhe në dedikim për tifozët.

E kur jemi te tifozët, djemt më të mirë të qytetit do të jenë të organizuar masovikisht për këtë duel, dhe ata kanë nevojë edhe për përkrahjen e qytetarëve në mënyrë që atmosfera të jetë sa më bombastike në Gjakovë.

Kjo pritet të jetë protesta më e mirë e Rahovecit për palestrën.

/Rahoveci24/