Boksieri sensacional nga Rahoveci, Habib Vuçitërna do të zhvillojë duelin e tij të dytë në karrierë sonte mbrëma ndaj boksierit gjeorgjian, Tamaz Zadishvilli.

Ky është dueli i dytë profesional i Habibit në karrierën e tij në kategorinë e rëndë.

Ai është favorit absolut për të triumfuar në këtë duel ndaj gjeorgjianit.

Ky duel zhvillohet në ora 17:00 në Hallmann Dome të Vienës.

Në rast të një fitore, Habibi kështu do të vazhdojë fuqishëm drejt majes së kategorisë së rëndë dhe synon që një ditë të luftojë ndaj më të mirëve.

“Faleminderit nga zemra të gjithë sponzorëve dhe përkrahësve që ma mundësuan ndeshjen e dytë në karrierë”, u shpreh Vuçitërna në Facebook.

I gjithë Rahoveci është prapa Habibit!