Rahoveci ka arritur të shënojë fitore kundër Don Boskos me rezultat 87:71 në hapje të palestrës. 

Klubi i Rahoveci përveç që është organizator i Finale 8 të Kupës së Kosovës, kishte dhe festë në qytet.
Palestra ‘Mizair Isma’ që kishte nisur të ndërtohet shumë vite me parë tani është përuruar.

Vreshtarët e kishin pritur me vite këtë moment dhe në ndeshjen e parë ndaj Don Boskos.
Vetëm çereku i parë i këtij takimi ishte i barabartë, pasi në të tjetërt vendasit ishin më të fortë.

Çereku dy dhe tre ishte shumë i mirë për Rahovecin, ku edhe e bën epërsinë deri në 20 pikë.
Aksionet e tyre duartrokitshin nga tifozët që e kishin mbushur palestrën.

Fred Richardson me 25 pikë, Deshon Minnis me 17 pikë dhe Arian Qollaku me 12 pikë ishin më të dalluarit.
Te Don Bosko u dallua Gent Shala me 19 pikë.

Vlen të ceket se luajtën edhe djemt e Rahovecit, të rinjt, ata që do shkruajnë historinë në palestrën e re.