Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka qëndruar në Rahovec bashkë me deputetët Liburn Aliu dhe Arbër Rexhaj ku janë takuar me Visar Korenicën dhe udhëheqës të Këshillit të Banorëve të Rahovecit që janë kundër autostradës sipas variantit 6.

Peticioni u nënshkrua nga qytetarët e Rahovecit teksa drejtuesit e VV-së dëgjuan nga afër paknaqësitë e qytetarëve.

Prezent ishte edhe Artan Abrashi, kryetar i kuvendit komunal të Prizrenit duke ofruar përkrahjen.

Ata shprehën përkrahjen për Këshillin e Qytetarëve të Rahovecit të cilët janë kundër autostradës sipas variantit 6 që shkatërron Drinin e Bardhë dhe lë autostradësn 25 kilometra larg Rahovecit.

Pritet që çështja të bartet edhe në parlament nga grupi parlamentar i VV-së.