Gardalin Shtavica e ka zëvëndësuar Osman Haskun në postin e drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit.

Tashmë ish-drejtori Osman Hasku kishte polemika me mediat lokale, ku përkundër raportimeve se ai ka dhënë dorëheqje, ishte vet Hasku ai që për Rahoveci24 tha se nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Sidoqoftë, Rahoveci24 e ka pasur një informacion të sigurt se tashe 2 muaj Gardalin Shtavica është vendosur të bëhet drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, e vetëm është pritur momenti i duhur, shkruan Rahoveci24.

Kështu, Osman Hasku sipas një komunikate të LDK-së do të mbetet aktiv në LDK, por do t’i kthehet profesionit të tij si kimist në një institucion privat ku do të vazhdojë zejen e tij.

Nga ana tjetër, për Gardalin Shtavicën ky është suksesi më i madh politik në karrierën e tij, pasi u bë kryetar i forumit rinor të LDK-së në Rahovec.

Komunikata e LDK-së, e lansuar nga Avdullah Hoti, kryetar i degës në Rahovec dhe ministër i Financave:
Kryesia e LDK-se ne Rahovec sonte mbajti mbledhje. Kryesia e falenderoi z.Osman Hasku per punen e tij ne Drejtorine per Kulture, Rini dhe Sport ne Rahovec, i cili tani deshiron te angazhohet ne profesionin e tij ne sektorin privat ku eshte treguar shume i suksesshem me pare. Kryesia e vleresoi larte kontributin e dhene nga ai ne qeverine komunale, etiken profesionale dhe dedikimin per te zhvilluar fushen e kultures, rinise dhe sportit ne Rahovec. Kryesia i uroi atij suksese ne angazhimet e metejme dhe e ftoj te vazhdoi te jap kontribut ne LDK sikurse deri me tani.

Bazuar ne statutin e LDK-se dhe ne fryme demokratike me votim te fshehte, ne mesin e tre kandidateve, Kryesia u percaktua per kandidatin e ri per drejtor, z.Gardalin Shtavica, i cili aktualisht eshte Kryetar i Forumit Rinor te LDK-se ne Rahovec. Z.Shtavica ka nje pervoje te konsiderueshme ne aktivitete rinore dhe te kultures ne Rahovec.

Kryesia e pergezoi unanimisht z.Shtavica dhe i uroi suksese ne angazhimin e tij ne qeverisjen komunale.