Kryetari Latifi bëri sot sulmin më të madh gjatë mandatit të ri, duke cënuar fjalën e lirë, e duke kërcënuar hapur portalin Rahoveci24, atë që ai quan “webfaqe”.

Kryetari Smajl Latifi këtë e bëri nga presioni i madh që ka për përfundimin e palestrës, përgjegjësi për të cilën e kemi përgëzuar, por që kemi kërkuar qartësi për procesin ashtu si të gjithë qytetarët, e jo heshtje.

Gjatë mandatit të ri kryetari ka qenë komod, duke mos pasur fare opozitë.

Opozita e vetme ka qenë portali Rahoveci24 që në formë të kohpaskohshme ka raportuar për zhvillimet në qytet – larg prej komunikatave të zakonshme që publikohen.

Gjatë këtij mandati të kryetarit të ri dhe subjektit që ai drejton janë disa skandale që e kanë përcjellur, por edhe skandale nga mandati i kaluar. Nëse ka përfunduar mandati i kaluar i tij dhe skandalet s’janë sqaruar, atëherë ato nuk duhet të harrohen.

Rahoveci24 i jep mundësinë kryetarit Latifi që të shprehet në një intervistë me 20 pyetje për të gjitha tematikat rreth komunës së Rahovecit, sqarimet për palestrën e skandale të ndryshme që kanë shoqëruar qeverisjen e tij.

Ftesa për intervsitë vlen deri të martën në ora 12:00 e ditës. Gazetari që do ta realizojë intervistën është Arnolld Korenica.

Nëse kryetari Latifi nuk konfirmon intervistën e tij, atëherë Rahoveci24 do të publikojë pyetjet dhe do të bëjë publike të gjitha skandalet që ndërlidhen me pyetjet drejtuar kryetarit të komunës së Rahovecit.