KB Rahoveci zhvillon duelin e rëndomtë javor të Superligës ndaj Yllit që për suharekasit përbën derbi dhe festë në qytet pasi zbarkon nënkampioni i Kosovës dhe pritet palestra e stërmbushur.

Rahoveci24 ka mësuar formacionin startues të Rahovecit ndaj Yllit që do ta aplikojë nga minuta e parë.

Atik Koshi starton për herë të parē këtë edicion, me Folleyn që luan nga banka. Altin Morina dhe Alban Veseli mbesin startues si Jabari Craig, kurse vendin e Darrell Davis e zë Arian Qallaku. Darell pushon për rotacion sepse 5 amerikanë s’mund të jenë në 12-she dhe poashtu për arsye personale Darrell nuk luan.

Raheem Johnson dhe Aron Nwankwo e nisin nga banka, kurse 20 minutat do t’u takojnë Ahmet Jupës  dhe Visar Ejupit sepse Bardhi mungon për shkak të gripit dhe trajneri do t’i jap pushim.

Formacioni startues i Ilievskit: Atik Koshi, Altin Morina, Arian Qallaku, Alban Veseli, Jabari Craig

Nuk luajnë: Bardhi Rexha (grip, i sëmurë), Darrell Davis (arsye personale, pushim)