Drejtoria Komunale e Arsimit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, në bashkëpunim me Qendrën Rinore SHL-Kosova, kanë mbajtur një takim ku edhe është bërë zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të këshillit të nxënëseve në nivel të Komunës së Rahovecit.

Vjollca Gurgule, menaxhere e SHL-Kosova, fillimisht i ka njoftuar përfaqësuesit e shkollave se sot në këtë takim me votën dhe prezencën tuaj do të zgjedhat këshill i nxënëseve dhe që përmes këtij këshilli synojmë që të fuqizojmë rininë dhe t’ju aktivizojmë me aktivitetet e shumta pas orarit të mësimit të shkollës.

Avni Morina drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit fillimisht i ka uruar mirëseardhje në takim në nivel Komune dhe më pas ka thënë se qëllimi i këtij takimi është zgjedhja e këshillit të nxënëseve në nivel të Komunës. Siç ka thënë drejtori Morina, për të arritur deri këtu, ne i kemi kryer disa procese zgjedhore të deritanishme. Secili prej jush jeni anëtar të kryesisë së këshillit të nxënëseve nga shkollat nga edhe keni ardhur. Pas kryerjes së procesit të zgjedhjeve në mbar Komunën, pra në të gjitha shkollat e Komunës, ne kemi vendosur që këtë këshill ta funksionalizojmë duke i dhënë një kryesi qendrore në nivel lokal-Komune, në mënyrë që pastaj të gjitha punët, të gjitha angazhimet tona që kanë të bëjnë me arsimin, me shkollat, me edukimin ti vejmë në rrugë të mbarë.

Ndërsa Qemajl Krasniqi, shef i sektorit për rini dhe sport në DKRS, ka thënë sot jemi këtu në këtë takim për të kryer një proces të rëndësishëm, jo vetëm për rinin por edhe për Komunën e Rahovecit për faktin se ne jemi të vetëdijshëm që kapërcimi nga një nivel i edukimit në nivel tjetër të edukimit ka sfidat e veta. Ju jeni pikërisht në kohen ku para jush hapen horizonte të reja, jeni në kohen kur ju duhet të filloni të merrni përgjegjësi për jetën tuaj.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues nga 27 shkolla fillore dhe të mesme të Komunës së Rahovecit dhe gjatë këtij takimi u zgjodh kryesia prej 15 anëtaresh, kurse kryetare e këtij këshilli u zgjedh Florentina Berisha nga SHML “Xhelal Hajda-Toni”, nënkryetare Ornela Zhuniqi nga SHFMU “Lirija” ndërsa nxënësja Isrë Durguti nga SHMLP “Selajdin Mullaabazi-Mici” është zgjedhur sekretarë e këshillit.