Rahoveci ka shënuar fitore komode në udhëtimin e vështirë te Trepça me rezultat 92-82.

Rahoveci dominoi nga çereku i parë ku fantastik ishte Alban Veseli që krijoi shkëputjen e parë në rezultat me 13 pikë në 5 minuta lojë.

Trepça u kthye në lojë me DJ Hanes që ishte i pandalshëm përkundër mbrojtjes së Altin Morinës.

Rahoveci shkoi deri 15 pikë epërsi dhe konstant pati lidershipin.

Në pjesën e dytë shkëlqeu kapiteni Bardhi Rexha që me lojën burërore arriti të regjistrojë një tjetër double double me 11 pikë e 10 kërcime.

Vlen të përmendet loja fantastike prej një organizatori lider nga Joshua McFolley i cili krijoi gjithçka për bashkëlojtarët e tij me 14 asistime, 9 pikë e 6 kërcime.

Ndërkaq lojtari më efikas i ndeshjes ishte Alban Veseli me 25 pikë e 4 kërcime.

Altin Morina realizoi treshen vendimtare kurse Darrell Davis shtoi 22 pikë.

Rahoveci të hënën përballet me Vllazninë në duelin “o jetë o vdekje” për Ligën Ballkanike nga ora 19:00.