Ka filluar punën shpija më e madhe në Rahovec, Armada me kafeterinë ekskluzive dhe sallonin e ri për flokë.

Të mërkurën në një hapje solemne filloi edhe zyrtarisht punën Armada, një brend unik i një veprimtarie të dyfishtë.

Kjo ide speciale e realizuar nga artisti i njohur i flokëve, Shpendim Hamza, u jetësua pas një pune të gjatë të një stafi të mrekullueshëm.

“Falënderoj të gjithë ata që ishin në hapje të kafeterisë Armada dhe sallonit të flokëve, e shumëcka tjetër pasi risitë nuk do t’i ndalim. Në shenjë falënderimi për të gjithë qytetarët e Rahovecit, tri ditët e para të punës kafja në Armada do të jetë prej shpish”, u shpreh Hamza për Rahoveci24.

Armada është e ndarë në dy pjesë. Është pjesa e lokalit me një enterier ekskluziv me stil klasik evropian, që vjen për herë të parë në Rahovec.

Në anën tjetër ërshtë edhe salloni i flokëve, që për herë të parë vjen me sistem unik të pastrimit, pastërti të jashtëzakonshme, kushte botërore dhe me organizim në formë terminesh, ku artisti i njohur në vend e rajon, Shpendim Hamza, ka edhe këndin e tij special, “artist korner”. /Rahoveci24/