Ka filluar inspektimi i gjendjes së serrave për fermerët të cilët kanë përfituar nga Komuna e Rahovecit

Komisioni i cili është formuar me vendim të Kryetarit Smajl Latifi për verifikimin e serrave, sot kanë filluar vizitat tek çdo fermerë i cili është përfitues i këtyre ambienteve të mbrojtura.
Komisioni ka për detyrë që të hartojë raport detal për gjendjen e serrave në terren, konformë kontratës së nënshkruar nga fermerët përfitues.

Nga inspektimi fizik i këtij projekti, gjendja ishte mjaftë e mirë si dhe çdo ambient i mbrojtur pothuajse ishte i mbjellur me kultura të ndryshme perimore.

Komuna e Rahovecit përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë është e përkushtuar në mënyrë që të gjithë përfituesit të kultivojnë kultura të ndryshme perimore në mënyrë që të muntd ti plotësojnë kërkesat për konsum vendor si dhe të realizojnë të ardhurat më të mira.