Është ende shumë herët të përshkruhet rrugëtimi i KB Rahovecit nga divizioni i ulët deri te kualifikimet për FIBA Europe Cup, por është sikurse të ishte një përrallë, që në fakt është.

Kështu fillon tregimi i faqes zyrtare të FIBA-s për klubin e Rahovecit.

Vetëm katër vite pasi arriti të futet në Superligë, gara më prestigjioze në Kosovë, ky klub i ri nga shteti më i ri evropian do të debutojë në skenën ndërkombëtare.

KB RAahoveci (Foto: KB Rahoveci/facebook)

Rahoveci e pret skuadrën rumune U-BT Cluj-Napoca më 2 tetor, ngjarje që do të mbahet mend si historike për ekipin vendas, pa marrë parasysh rezultatin.

“Ne e shohim atë ndeshje si një shpërblim për gjithçka që klubi bëri në vitet e kaluara. Sigurisht që ëndërrojmë të shkojmë në fazën e grupeve, por dëshira është një gjë dhe realiteti është diçka tjetër. Ne jemi të vetëdijshëm sa e vështirë është të konkurrojmë me një skuadër të madhe si Cluj. Pra, qëllimi ynë i vetëm është që të paraqitemi sa më mirë që të jetë e mundur në FIBA ​​Europe Cup”, ka thënë Neven Plantak, trajner i KB Rahovecit.

Neven Plantak, trajner i Rahovecit

Trajneri kroat ka grumbulluar një ekipi nga lojtarët vendor dhe pesë përforcime të huaja për t’u përballur me homologët e tyre rumunë.

Një prej tyre është Jure Gunjina, i cili ka luajtur në Spanjë, Britani të Madhe dhe Islandë, përpara se të vendoset në Kosovë.

“Një nga gjërat që vura re së pari është se sa e madhe është dashuria ndaj basketbollit. Ky qytet i vogël ka edhe ekipin e futbollit, por basketbolli është diçka tjetër. Në sezonin e kaluar, palestra jonë mesatarisht kishte 2,000 tifozë në ndeshje. Edhe në ndeshje më të dobëta, ishte gjithnjë plot”.

Palestra Mizair Isman në ndeshjet e Rahovecit (Foto: Kenan Ejupi)

“U-BT Cluj Napoca kanë buxhet më të madh dhe një ekip më të fortë, por ne do të kemi katër, ndoshta pesë mijë tifozë fanatikë pas shpinës në ndeshjen e parë”, ka thënë Gunjina.

Në Rahovec prodhimi i verës është një profesion për shumicën e banorëve. Edhe pseudonimi i ekipit është Vreshtarët (Fermerët e Verës), por basketbolli është diçka që kjo zonë e vogël po bëhet gjithnjë e më e famshme në vend.

KB Rahoveci (Foto: FB Rahoveci/facebook)

Pothuajse suksesi erdhi brenda natës, pasi  Rahoveci që erdhi nga divizionet e ulëta, në një garë evropian, sezonin shkuar i zhvilloi dy finale: Kupën e Kosovës dhe finalen e Superligës –  të dyja të humbura nga Prishtina.

“Ishte sukses historik për klubin tonë që na lë pak hapësirë ​​për përmirësim. Një gjë që mund të bëjmë është që të paktën ta përsërisim sezonin e kaluar. Një lojë kundër një kundërshtari të fortë si Cluj është provë e mirë për ne para se të fillojë sezoni. Do të shkojmë hap pas hapi dhe kualifikueset e FIBA ​​Europe Cup janë hapi i parë”, përfundon Plantak intervistën e tij për FIBA. /Telegrafi/